Property Description

Apartamenti ndodhet në Rrugën e Dibrës, pranë me Spitalin "Nënë Tereza"!

Kjo zonë ofron mundësi të mirë investimi për shkak të kërkesës së lartë për qiramarrje afatshkurtër/afatgjatë dhe afërsisë me institucione shtetërore, private si edhe rrugët kryesore, duke e bërë lehtësisht të aksesueshme.

Apartamenti pozicionohet në katin e tretë të një pallati ndërtim i vitit 2008 i cili është i pajisur me ashensor dhe ka administrim shumë të mirë. Hyrja kryesore e pallatit ndodhet në rrugën kryesore, ndërkohë që orientimi i apartamentit është nga brenda lagjes duke e mënjanuar kështu pjesën e zhurmës.

Apartamenti organizohet në një sallon të bollshëm dhe ambient ngrënie të përfshirë , një kuzhinë e cila është projektuar të jetë më vete por që mund të modifikohet në bazë të kërkesës së klientit, dy dhoma gjumi të cilat janë të mobiluara, dy tualete dhe një ballkon.
Apartamenti shitet bashkë me investimin i cili është i ri dhe i papërdorur.

Orientimi: Jug-Lindje
Disponon dokumentacion të rregulltë hipotekor.

Për më shumë informacion, si edhe një vizitë në pronë mund të kontaktoni në: +35569 400 7888!

Property Details

Reference: SUN369
Type Apartment
Status: New
Bedrooms: 2
Baths: 2
Living room: 1
Website Views 1
Surface: 100 m2
Floor: 3

Features

thesunset.city_center
thesunset.police
thesunset.hospital