Property Description

Mundësi investimi në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar, në Golem, shumë pranë vijës bregdetare dhe në afërsi të Hotel Klajdi.

Ofrohet për shitje hotel 4-katësh (+ bodrum), i pozicionuar vetëm 150 metra nga deti, në një zonë elitare me fluks të lartë turistik dhe infrastrukturë të zhvilluar. Prona përfaqëson një investim të konsoliduar dhe funksional, me aktivitet ekzistues në treg.

Objekti ka një sipërfaqe ndërtimi prej 1250 m² dhe shtrihet mbi një truall prej 350 m². Organizohet në 30 dhoma të mobiluara, të përshtatura për akomodim turistik dhe të gatshme për operim të menjëhershëm.

Aktualisht prona është e dhënë me qira, duke ofruar një kthim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për investitorin e ri, pa nevojë për investime shtesë apo kohë për aktivizim biznesi.

Lokacioni strategjik, afërsia me detin dhe klientela e krijuar e bëjnë këtë hotel një mundësi ideale për investitorë që kërkojnë një aset të sigurt dhe me potencial të lartë zhvillimi në sektorin e turizmit.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në numrin: 069 401 6066.

Property Details

Reference: SUN789
Type Hotel
Status: New
Bedrooms: 30
Website Views 6
Gross Area: 1250 m2
Land Area: 350 m2

Features

View to sea