Ofrohet për shitje apartament tipologji 1+1 luksoz, i pozicionuar në një nga projektet më ekskluzive dhe moderne në zonën e Stadiumit Arena, Vertical Forest.
Sipërfaqe: 75 m²
Çmimi: 500,000 €
Ndërtim i vitit 2025
Apartamenti është totalisht i ri (tërës) dhe i projektuar me standarde të larta, duke ofruar komoditet maksimal dhe stil bashkëkohor jetese. Organizimi përfshin sallon me kuzhinë, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon.
Pjesë e një kompleksi premium me cilësi të lartë ndërtimi, në një zonë elitare me akses të menjëhershëm në qendër dhe pranë çdo shërbimi të nevojshëm.
Ideal për banim luksoz ose investim afatgjatë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni.