Apartament 1+1 për shitje te Alborea Residence, një nga projektet moderne që ofron cilësi ndërtimi, organizim të mirë dhe ambiente të qeta për jetesë.
Prona ndodhet në katin e 5-të dhe ka një sipërfaqe totale prej 84.64 m², e organizuar në një ambient ndenje me kuzhinë, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe hapësira funksionale që ofrojnë komoditet dhe shfrytëzim efikas të çdo metri katror. Apartamenti karakterizohet nga ndriçim natyral i bollshëm dhe një planimetri e rregullt që krijon një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm.
Kompleksi Alborea Residence ofron administrim të mirë, hapësira të gjelbra dhe një komunitet të qetë banorësh, duke garantuar një stil jetese cilësor dhe të sigurt.
Çmimi: 110,000 lekë/m².
Një mundësi shumë e mirë për ata që kërkojnë një apartament komod në një kompleks të mirëorganizuar dhe me potencial të mirë investimi.